Vetëm një orë përpara se sherri mes dy të rinjve nga Pogradeci të përfundonte me vrasjen e njërit prej tyre,  Fabio Hila dhe Fabian Muçllari kanë debatuar me një gjuhë të rëndë me njëri-tjetrin.

Dy ditë pas krimit, janë zbardhur edhe SMS-të mes viktimës, Fabio Hila, 18 vjeç dhe bashkëmoshatarit të tij, autorit Fabian Muçllari.
 
Shkak i debatit të tyre ka qenë një femër, të cilën e pëlqenin të dy adoleshentët. Pavarësisht fyerjeve, sharjeve dhe kërcënimeve, dy të rinjtë takohen në ambientet e një lokali.

Aty, Fabian Muçllari shkon i armatosur me një armë kallashnikov dhe pasi nxjerr nga lokali klientët e tjerë, Muçllari qëllon për vdekje moshatarin e tij, Fabio Hila.