Deputeti Flamur Noka ka denoncuar në Kuvend rënien e një avioni të vogël me drogë në Ishëm të Durrësit.

Ndërsa seanca e Kuvendit nisi me debatin për zgjedhjet e Dibrës, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ngrit në këmbë dhe dha një deklaratë bombë

“Javën e kaluar kryeministri tha se nuk ka drogë, e nuk ka hashash, vazhdimisht po e mohoni. Shkoni pak në Durrës, se sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash. Sapo është rrëzuar një avion tjetër, një mushkonjë tjetër në Ishëm”, deklaroi Noka.

Ndërsa policia e Durrësit nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare për ta konfirmuar një ngjarje të tillë.