Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili nëpërmjet një taktike efektive, vidhte karburant nga automjetet e parkuara në rrugë.

“Më datë 14.09.2016, u arrestua shtetasi Erion Fejzaj, 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar në afërsi të Maternitetit të ri”, njofton policia.

Ai e kryente procedurën e vjedhjes me anë të një tubi, duke e marrë karburantin nga një mjet i parkuar në rrugë dhe duke mbushur më pas një bidon 10-litërsh.