Mjekja e kandidates për Shtëpinë e Bardhë tha se Hillary Clinton është e shëndetshme dhe është gati për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara.
Sipas doktoreshës Lisa Bardac, kandidatja demokrate “vazhdon të marrë veten” pas diagnozës së pneumonisë duke qetësuar kështu opinionin publik me këtë deklaratë. Hillary Clinton po ashtu përshkruhet si në gjendje të shkëlqyer mendore.
Clinton, në anën tjetër, planifikon të rinisë fushatën sot. Sëmundja e saj është bërë publike pasi ajo ka humbur balancën në një ceremoni për 11 shtatorin. Pasi u ndje keq, Clinton shkoi të vizitonte vajzën e saj dhe kur doli nga shtëpia, fotografitë e saj qarkulluan në mbarë botën dhe nisën spekulime të mëdha. Shumë persona hodhën dyshimet se kandidatja demokrate po përdorte sozinë e saj, pasi ‘vunë re’ disa ndryshime në fizikun e saj.
Edhe Clinton, edhe Trump, që janë ndër kandidatët më të vjetër që synojnë Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë nën presion intensiv për të zbuluar më shumë informacione për shëndetin e tyre.





