Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin ndaj një grupin gjobëvënësish me në krye Genc Ferhatin, duke i dënuar me 51 vite burg në total.
Krimet e Rënda kanë dënuar me nga 8 vjet burg Genc Ferhatin dhe Arben Hashihysenin dhe nga 7 vite burg Pajtim Serjanin, mikun e Emiljano Shullazit, së bashku me Elvis Karolin, Arianit Lulin, Klevis Kardashin si dhe Ditmar Reçin.
Ata akuzohen për gjobëvënie dhe marrje të pasurisë përmes shtrëngimit të biznesmenit të kafes, Julian Bregu.
Ky i fundit u arrestua nga policia me 10 shtator të këtij viti në një lokal në Sauk së bashku me mikun e tij Fatjon Brahja, iu gjet 1 kg kanabis në makinën e tyre.
Biznesmeni i kafesë kallëzoi mikun e Shullazit, Pajtim Serianin se e kishte kërcënuar me jetë nëse nuk i dorëzonte 13 mijë euro.
Denoncimi i tij është provuar gjatë hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Kryeqytetit.
Ashtu siç është provuar edhe një lloj “kontrate” që të arrestuarit e detyronin biznesmenin të nënshkruante me ta, edhe pse pa laps e letër, që e detyronte atë të paguante tek autorët 10 për qind të xhiros vjetore, në këmbim të jetës së tij e të familjarëve.
Pajtim Serjani njihet në kryeqytet si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, ndërsa rreth 4 muaj më parë ai u plagos gjatë një atentati ndaj tij, ku u vra personi që e qëlloi, Artur Baze.
Dënimet:
-Pajtim Serjani 7 vite
-Arjanit Luli 7 vite
-Klevis Kardashi 7 vite
-Elvis Karoli 7 vite
-Arben Haxhihyseni 8 vite
-Genc Ferhati 8 vite
-Ditmar Reci 7





