Tre pronarë lokalesh në qytetin e Durrësit janë arrestuar, pasi në lokalin e tyre vidhej energji elektrike.

Të arrestuarit janë:

● R Y. 49 vjeç, banues në Durrës;

● Xh. Sh. 41 vjeç, banues në Durrës;

● I. J. 33 vjeç, banues në Durrës.

Policia e Durrësit sqaron se në lokalet e 49-vjeçarit R.Y. dhe 33-vjeçarit I.J. është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, ndërsa në atë të 41-vjeçarit Xh. Sh. është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Lokali i shtetasit R.Y. ndodhet në lagjen nr. 17, i Xh.Sh. në lagjen nr.5, dhe i I.J. në lagjen nr. 11 në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.