Një person tentoi të arratisej sot nga komisariati i policisë së Sarandës. Por ajo çka i është dukur këtij shtetasi si ikje drejt lirisë ka përfunduar keq. Personi në fjalë është hedhur këtë mbrëmje nga dritarja e komisariatit, por është dëmtuar rëndë tek xhamat dhe ka mbetur i shtrirë në tokë.

Në një video të publikuar në faqen “Jeta osh Qef”, duket qartë një person i shtrirë në afërsi të derës së komisariati dhe një ambulancë që e transporton të plagosurin për në spital.

Momentalisht nuk dihet ende identiteti i personit që u përpoq të arratisej, ndërsa policia nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.