Dy automjete luksoze, të cilat ishin parkuar pranë një qendre tregtare, janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija” në Tiranë.
Policia e Tiranës ka bërë me dije se fillimisht ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, me targë TR5188R, i parkuar dhe pas tij është djegur edhe mjeti tip “Audi A3”, me targa AA 651 EE, në pronësi te firmës “T. L.”, i parkuar pranë tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, automjetet u dogjën pothuajse plotësisht. Ndërkohë, policia ka kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.





