I vlerësuar gjithmonë si talent potencial. Një sulmues me të ardhme të ndritur, por që është parë me skepticizëm. Të paktë, ata që besojnë se Romelu Lukaku është futbollist i denjë për një skuadër të madhe. Te Chelsea nuk arriti të ishte në lartësinë e konkurrencës, ndërsa te Everton mbetet protagonist. Megjithatë edhe paraqitjet nën pritshmëritë në Kampionatin Europian nuk e zbehin faktin që belgu është një sulmues i jashtëzakonshëm.Për këtë mjafton ti hedhësh një sy statistikave të tij. I lindur në Anversë më 13 Maj 1993. Vetëm 23-vjeçar, aq sa Icardi, Dybala, Kane apo Paul Pogba. Me tre golat e shënuar të hënën në portën e Sunderland, Romelu Lukaku arriti kuotën e 122 rrjetave në karrierë. Në të njëjtën moshë, nga lojtarët ende në aktivitet vetëm Neymar me 183 gola dhe Messi me 150 kanë realizuar më tepër.122 golave në 282 ndeshje, të ndara mes Anderlecht-it, Ëest Bromëich, Chelsea dhe Everton. Sulmuesi ka realizuar 19 gola edhe në 51 ndeshje me përfaqësuesen e Belgjikës. Vetëm 23-vjeçar, Lukaku ka shënuar më tepër gola se yje të nivelit botëror, si Cristiano Ronaldo në kuotën 110 dhe Ibrahimovic 65, që në të njëjtën moshë nuk kishin ende instiktin vrasës përpara portës.Në klasifikimin special të yjeve që kanë shënuar më tepër në këtë moshë janë edhe Luis Suarez me 107 gola dhe Wayne Rooney në kuotën 100.