Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur fundjavën që lamë pas në futbollin spanjoll. Në një ndeshje midis Cordoba B dhe Jean në stadiumin e Lucena, e vlefshme për kategorinë e tretë spanjolle, një fëmijë vetëm dy muajsh duhet të paguante 10 euro biletë për të hyrë në stadium, të njëjtën shifër që është paguar nga prindërit e saj.
Kjo vlente për të gjithë mbështetësit e Jean të cilët kishin udhëtuar për të parë ekipin e tyre. Pas kësaj situate, presidenti i Jean mori përsipër të paguante tre biletat e familjes, por ata refuzuan.
Jose Camacho, babai i fëmijës thotë: “Nuk do të ndaloj kurrë të shkoj në stadium për të parë një ndeshje të Jean, sa do që të më kushtojë”.
Presidenti i Cordoba-s, Carlos Gonzalez, tregon se çdo tifoz i ekipit mik duhet të paguajë shumën e caktuar, pas këtij gjesti presidenti i jean Higinio Vilches Pescador refuzoi ftesën për t’u ulur me të në tribunën kryesore duke shkuar të ulet me tifozët.





