Teuta humbi në Kukës me vendasit me rezultatin 3-0, ndërkohë që tani “djemtë e detit” marrin edhe një lajm tjetër të hidhur. Kapiteni Rustem Hoxha pësoi një dëmtim në përballjen me verilindorët, dhe do të mungojë të paktën për tre javë.
Kontrollet mjekësore kanë treguar një zgjatje të ligamentit, dhe jo një këputje, që do të ishte fatale dhe do sillte një mungesë të tijën për të paktën 6 muaj. Ky është një lajm i keq për durrsakët, pasi Hoxha është një shtyllat e ekipit dhe mungesa e tij do të ketë ndikimin e vet gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë veç kësaj, skuadra ka afruar një mbrojtës italian, i cili do të vëzhgohet gjatë kësaj jave. Bëhet fjalë për italianin Tomas Kapeli, 21-vjeçar që luan si mbrojtës i djathtë dhe në të shkuarën është aktivizuar në Serinë D italiane. Ndërkaq Teuta ka bërë gati dosjen për arbitrin Kridens Meta dhe sot pritet ta dorëzojnë në prokurori.
Kështu shprehen drejtuesit e klubit durrsak dhe e gjitha kjo ka ardhur prej penalltisë së akorduar në dëm të tyre në ndeshjen me Kukësin. Presidenti Hasanbelliu një ditë më parë u shpreh se skuadra mund të tërhiqet nga kampionati nëse Meta nuk merr dënimin e merituar, pasisipas tij ka marrë edhe ryshfet.





