Dy të rinj të moshës 26 e 27 vjeç janë arrestuar nga policia orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi u është gjetur një armë pa leje. Ndërsa njëri prej tyre akuzohet edhe për dhunim të uniformave blu.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, 27-vjeçarit Bledar Matoshi, iu gjet një armë zjarri tip “Pistoletë”, pa leje, me karikator me gjashtë fishekë, me mbishkrimin “CAL.380”.

Ndërkaq, është ndaluar edhe shoku i tij Klajdi Kodra, 26 vjeç, pasi gjatë shoqërimit për në Komisariat, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke iu grisur uniformën.

Ndalimi i dy të rinjve u bë në rrugën “Mustafa Qosja” në kryeqytet, nga punonjësit e Komisariatit nr.2.