Prej mëngjesit të ditës së djeshme, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative “Për mosvendosje të rripit të sigurimit” dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para.

Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi, Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtrënguese administrative në të gjithë vendin, duke vendosur rreth 718 masa administrative e duke i dërguar në OASh.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, këto masa janë marrë prej mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites.

Policia Rrugore bën me dije se do të vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit e nenit 170 e të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor në tërësi.