Dhimbja e shpinës është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë në të gjithë  botën. Me diçka kaq të  zakonshme, është  e qartë se fillojnë të zhvillohen dhe mite në lidhje me çfarë e shkakton dhe si shërohet. Kuptohet se pse krijohen koncepte të tilla të gabuara.

Disa prej tyre janë pranuar si të vërteta para se studimet të tregonin se ishin besime të gabuara. Edhe profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë qenë shpesh herë përgjegjës për përhapjen e këtyre miteve si tek pacientët ashtu edhe në media.

Ka shumë rëndësi që të thuhet e vërteta, pasi besimet e gabuara mund të shkaktojnë frikë të panevojshme midis personave që kanë dhimbje shpine.

Të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të ndaluar dhimbjen e shpinës është  të ndalojmë së lëvizuri, por ndonjëherë kjo mos lëvizje pengon shërimin dhe madje mund të ketë dhe efekte negative.

Mit: Të  lëvizurit e përkeqëson dhimbjen e shpinës

Ka kaluar kohë që kur besonim se për të shëruar dhimbjen duhej një regjim total shtrati, por, gjithsesi, tek njerëzit mbetet ajo frika e rrotullimit, të përkulurit dhe të lëvizurit në përgjithësi.

Kjo frikë është shumë e kuptueshme, lëvizja  mund të  jetë shumë e dhimbshme, por është e rëndësishme ndonjëherë të vazhdosh të lëvizësh.

Duhet të rritet koha e aktiviteteve që bëjmë dhe të evitohen sa më shumë të jetë e mundur periudhat e gjata të qetësisë dhe pasivitetit.

Mit: Duhet të  shmang ushtrimet, sidomos trajnimet me  pesha

Nëse ju zakonisht nuk ngrini pesha, ne nuk po sugjerojmë që të dilni sot dhe të filloni direkt me ngritjen e një peshë prej 100 kg. Megjithatë, dhimbja e shpinës nuk duhet t’ju ndalë së kryeri ushtrime ose të  zhvilloni aktivitetet e zakonshme që  ju pëlqejnë.

Ushtrimet fizike njihen tani si një nga metodat më efikase për të shëruar dhimbjet e shpinës dhe kjo përfshin me raste edhe ngritje peshash. Si me të gjitha gjërat e tjera, filloni të rrisni gradualisht tolerancën tuaj dhe vetëbesim, pa pasur frikë .

Mit: Një skaner do më tregojë më së miri problemin që  kam

Ky është një besim që teknologjia mund të zgjidhë gjithçka. Në disa raste nuk vihet në  dyshim së  një skaner do ishte gjëja më e mirë dhe më e nevojshme. Në anën tjetër, një skaner nuk ka për të zgjidhur asgjë, madje të parit e skanerit vetë mund të rëndojë situatën psikologjike të një personi. Çdo njeri që bën një skaner, edhe pse nuk ka dhimbje, mund të vërejë ndonjë ndryshim në shtyllën kurrizore,  por një  njeri i cili ka dhimbje dhe vëren ndonjë ndryshim, mund të  frikësohet e të ruajë veten më shumë seç duhet ndaj lëvizjes dhe ushtrimeve. Kjo do të  ishte në kundërshtim me ato që folëm më lart dhe nga kjo del se një skaner jo vetëm që nuk përmirëson gjë, por shkakton edhe dëme.

Mit: Dhimbja  është  e barabartë  me dëmtim

Ky është një  këndvështrim që  ka ekzistuar gjithmonë , por kohët e fundit është  vërtetuar akoma më  shumë . Me kohë janë studiuar faktorët që shkaktojnë dhimbje shpine dhe mënyrat më të mira për t’i menaxhuar ato. Ekzistojnë arsye fizike, por nuk janë të rralla ato psikologjike ose edhe sociale. Ka një rëndësi të madhe identifikimi dhe specifikimi i këtyre faktorëve.

Çelësi  në  përgjithësi, ashtu si dhe me këto mite, është që  të përpiqemi të  mundim faktorin frikë, i cili jo vetëm nuk lejon në përmirësimin e situatave, por i përkeqëson ato.

Gjithsesi duhet përmendur se këto këshilla nuk vlejnë për të gjithë. Personat që  kanë  përjetuar dhimbje shpine për më shumë se sa gjashtë javë,  duhet të vizitohen tek një specialist.