Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ka bërë një rrëfim për atë çka e vuri në qendër të lajmeve rozë, gjoksin e saj të shumëpërfolur, duke pohuar se e ka zvogëluar me 3 numra.

“Erdhi dita të mos mbaj më reçipeta”, – pohoi Çiljeta. Ajo rrëfeu se gjoksi i madh kishte filluar t’i shkaktonte dhimbje të mëdha të shpinës ndaj edhe vendosi të bënte operacion.

“Ndërhyrjen kirurgjikale e bëra në Romë me të njëjtin mjek ku më parë kishte zvogëluar gjoksin edhe Laura Pausini” – pohoi Çiljeta.