Midis dy grupeve muzikore OTR dhe Babastars ka patur një përleshje me armë. Policia ka konfirmuar se si pasojë e përleshjes ka një të plagosur. Ndërkohë mësohet se i lënduar është Noizy, i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Reperi thuhet të ketë marrë plagë në kokë dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Anëtarët e tjetër të grupit OTR tashmë janë parë para hotelit "Swiss Diamond Hotel" në Prishtinë, ku dhe janë përleshur.
Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.





