Detaje të reja tronditëse janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier, ku nëna dhe burri i saj kanë abuzuar për 6 vjet me të bijën. Edhe pse e vetëdijshme për krimin, Selvie Yzeiraj e mohoi sot të kishte dijeni për njerkun që përdhunonte të bijën e saj të mitur.

Ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ajo kishte pohuar se ishte në dijeni të marrëdhënies dhe abuzimit të njerkut me vajzën e mitur, madje ajo kishte pranuar se i kishte parë me sytë e saj në disa raste.

Hetuesit i thanë asaj se pas dëshmisë, ajo do të akuzohej si bashkëpunëtore në krim, ndaj ajo ka vendosur të mos flasë më duke e mohuar sot të kishte dijeni mbi ngjarjen.

Selvie Yzeiraj rezulton e arrestuar para disa muajsh në Durrës për ushtrim prostitucioni dhe dyshohet se në këtë rrugë do fuste edhe të bijën, shkruan "Jeta osh qef".