Algjeriani Abdellatif Baka ka fituar garën e 1500 metra të nivelit T13 (atletë që kanë “probleme me shikimin”) në 3’48”29, para etiopianit Tamiru Demisse (3’48”49) dhe kenianit Henry Kirwa (3’49”59).
Baka ka vendosur një rkord të ri botër, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është se të gjithë, edhe vendi i katër i marrë nga algjeriani Fouad Baka (3’49”84), kanë regjistruar një kohë më të mirë se fituesi i 1500 metrave në Lojërat Olimpike të zhvilluara një muaj më parë gjithmonë në Rio.
Ajo garë është fituar nga amerikani Matthew Centrowitz me kohën 3’50”00, para algjerianit Taoufik Makhloufi dhe neozelandezit nik Willis. Është e qartë se koha nuk ka lidhje vetëm me paraqitjen, por edhe me taktikën e garës: rekordi botëror i 1500 metrave është shumë më i ulët, i fiksuar në 3’26”00 nga marokeni Hicham El Guerrouj në Romë në 1998-ën, dhe në Lojërat e Rios gjysmëfinalet janë mbyllur me kohën 3’39”73 nga Kiprop dhe 3’39”42 nga Kwemoi, të dy kenianë, ndërsa na bateri çeku jakub Holusa ka fiksuar kronometrin në 3’38”31.
Në fakt, medalja e artë e Centrowitz është arritur me kohën më të ngadaltë të regjistruar në Lojërat Olimpike që nga ajo e Beccali-t në Los Angeles 1932. Megjithatë, mbetet fakti se një garë e Paraolimpiadës ka regjistruar një kohë më të mirë se një garë e Lojërave Olimpike.





