Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në 8 tetor të këtij viti. Kjo datë ka edhe një domethënie të veçantë për familjen mbretërore sepse përkon me  ditëlindjen e Mbretit ‘Zogu I’.

Dasma e tyre mbreterore ka shfaqur interes edhe  nga mediet e huaja të cilat i kanë dedikuar Elias dhe Princ Lekës artikuj të veçantë. Aktorja ka publikuar disa nga revistat e huaja në të cilat çifti simpatik është bërë pjesë.

E fundit e cila i ka bërë ata pjesë të kopertinës, është revista prestigjoze franceze ‘Point De Vue’.