Xhihadistët e ISIS-it vazhdojnë të tmerrojnë me krimet e tyre makabre. Festën e Bajramit të Vogël, ata kanë varur dhjetëra të burgosur me kokë poshtë nëpër çengela, duke i “vrarë ata si dele”, pra siç është tradita për të bërë kurban një kafshë në këtë të ditë të shënuar.
Atyre u është prerë fyti në mënyrë masive në një shtëpi shfarosjeje në Dei ez-Zor, në verilindje të Sirisë.
Videoja e tmerrshme e publikuar ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, tregon skena të rënda, ndërsa të dënuarit akuzohen si spiunë të amerikanëve.
Njerëz të varur me kokë poshtë nga këmbët e tyre, ndërsa të tjerët janë në pritje të ekzekutimit. Ekzekutori mund të shihet duke tundur një thikë të madhe pranë të burgosurve të veshur me ngjyrë portokalli dhe të lidhur pas shpine. Skena horror!





