Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar. Rasti më i fundit vjen nga Elbasani, ku Partizani u kishte bërë kërkesë drejtuesve të stadiumit “Elbasan Arena” që të hiqnin stolat ku do të vendoseshin tifozët e kuq për ndeshjen kundër Vllaznisë.

Arsyeja? Sa e paprecedentë aq edhe qesharake: mbështetësit e kuq mund t’i thyenin stolat në nerva e sipër gjatë ndeshjes.

Ndaj, për t’iu shmangur përgjegjësive apo ndonjë ndëshkimi të mundshëm, ata kanë gjetur këtë zgjidhje të pazakontë.