Pas publikimit të një raporti për trukimin e ndeshjeve, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal.
Ky procedim është regjistruar nga Njësia Task Force nisur nga komentet mediatike.
Procedimi është regjistruar për veprat penale të paracaktimit të rezultateve të ndeshjeve sportive.
Shënjestra kryesore e akuzave për trukim të ndeshjeve është klubi i Skënderbeut, i cili sipas një raportit të plotë të UEFA-s, klubi ka manipuluar ndeshjet për rreth 6 vite. Janë gjithsej mbi 50 ndjeshme, 41 ndër të cilat në aktivitete kombëtare, pra kampionat dhe kupë.
Në raportin e UEFA-s përmenden gjithashtu edhe 6 sfida miqësore që skuadra korçare ka zhvilluar gjatë fazave përgatitore jashtë Shqipërisë, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode aso-kohe deputeti i qarkut të Korçës si person i përfshirë në manipulimin e rezultateve, sidomos në gjatë edicionit 2010-2011 që ishte edhe sezoni kur Skënderbeu fitoi titullin e parë të epokës moderne, si dhe ish-Presidentit Agim Zeqo dhe atij aktual Ardjan Takaj.





