Një grua 29-vjeçare nga Tirana ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi dyshohet se bashkëshorti i saj është shkaktar i vetëhelmimit të saj.

Policia e Tiranës informon se ka vënë në pranga 36-vjeçarin Mikel B. Ngjarja ka ndodhur ditën e Bajramit, pas një konflikti në banesën e çiftit.

Më datë 12.09.2016, u arrestua shtetasi Mikel B., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesë, pas një konflikti, ka sjellë vetëhelmimin e bashkëshortes së tij A. B., 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në QSUT në gjendje të rëndë. Parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.