Një shqiptare së bashku me dy gra të tjera, shantazhuan një prift në Itali duke i kërkuar 60 mijë euro ose në të kundërt do t’i publikonin videon ku i kishin bërë më parë një masazh.
Kurthi për priftin ishte ngritur nga shqiptarja së bashku me dy vajza nga Egjipti. Pas planit të thurur me kujdes vajza shqiptare në Reggio Emilia duke u hequr si masazhatore arriti që të bindte priftin t’i bënte një masazh, ndërsa dy egjiptianet filmuan skenën, shkruajnë mediet italiane.
Pas kësaj, ato i kërkuan priftit 60 mijë euro ose në të kundërt do të publikonin videon e regjistruar, por ai jo vetëm që nuk ia dha paratë, por edhe i denoncoi.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2012, ndërsa çështja po gjykohet aktualisht në gjykatë.





