Trajneri i Teutës, Çezare Bexhi, nuk ka dashur të bëjë polemikë mbi penalltinë që ndëshkoi skuadrën e tij në humbjen 3-0 sot në Kukës. Në një prononcim italiani nuk komentoi vendimin e gjyqtarit Kridens Meta, që solli golin e parë për vendasit në minutën e 58-të.“Pamjet janë të qarta, ndaj nuk dua të komentoj vendimin e gjyqtarit. Nëse e pa që ishte penallti, bëri mirë që i ra bilbilit”, deklaroi 46-vjeçari.“Në pjesën e parë nuk bëmë ndeshjen që kishim përgatitur dhe vuajtëm formën më të mirë fizike të Kukësit. Në të dytën sikur po e merrnim kontrollin e lojës dhe në momentin që po dilnim te loja jonë, erdhi episodi i penalltisë që e hapi ndeshjen”, vijoi Bexhi. Trajneri shpjegoi tri ndryshimet në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Tiranës, duke lënë në stol Lamçen, Hodon dhe Maganin: “Parapëlqeva t’i jap më shumë hapësira atyre që kishin luajtur më pak, me qëllim që ta freskoja skuadrën në aspektin fizik”.
Bexhi: Nëse e pa penalltinë, arbitri bëri mirë që e dha
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





