Policia e Krujës ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 3100 rrënjë kanabis sativa. Bimët u gjetën të mbjella në fshatrat Borizanë, Thumanë, Qerek dhe Shelqet.

Specialistët për Krimet i asgjësuan bimët me anë të djegies, ndërkaq po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Sakaq, vijon puna e pandërprerë e zbatimit të plan-operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.