Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia itliane, pasi në gjendje të dehur ka terrorizuar me një çifte banorët e Follonicas, në Itali.
Me një armë gjahu në dorë, 39- vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat e shtetit fqinj, lëviste nëpër qytezën turistike italiane.
Ai ka alarmuar banorët të cilët kanë lajmëruar policinë, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka proceduar me arrestimin e shqiptarit.





