Pasditen e sotme treni i Vlorës është përfshirë nga flakët, pasi në vagonat që përdoreshin për transport udhëtarësh, ka rënë zjarr.

Sipas të dhënave, zjarri ka nisur në ambientet e brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.

Me të marrë njoftim zjarrëfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi në zonën e stacionit të trenit qëndrojnë vazhdimisht endacakë.

Mësohet se vagonët e përfshirë nga flakët pasditen e sotme, janë funksionalë e shërbejnë për transportin e udhëtarëve.