Një avion privat, i cili kishte parashikuar që të ulej sot në aeroportin e Shkupit, pasi ka humbur nga radarët dyshohet se është rrëzuar. Sipas mediave maqedonase, ai është gjetur i djegur në fshatin Vetersko të Velesit, 5 kilometra nga Katlanova.
Siç njoftojnë autoritetet e aeroportit, drejt Shkupit nga Trevizo e Italisë ishin nisur tre avion të vegjël privat, ndërsa dy janë ulur, i treti me 6 pasagjerë në bord ka humbur nga radarët.
Ai kishte humbur nga radarët e regjistruar në Gjermani, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë moti i keq. Sakaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit ndodhen në teren.





