Automjeti i presidentit rus Vladimir Putin është përfshirë në një aksident rrugor pak minuta më parë. Si pasojë e përplasjes së fortë të makinës, ka humbur jetën shoferi i tij.
Ngjarja ndodhi në një autostradë të Moskës. Mjeti tip BMW, brenda të cilit ishte vetëm shoferi, është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Benz’. Mediat ruse pohojnë se vimtima ishte shoferi i preferuar i presidentit, ndërsa kishte një përvojë 40- vjeçare në drejtimin e mjeteve zyrtare.
Ndonëse mjekët mbërritën në vendngjarje, shoferi kishte humbur jetën në moment, ndërsa drejtuesi tjetër ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sakaq, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet.





