Për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin duket se pushimet vazhdojnë edhe pse ka pak që bukuroshja e ekranit ka filluar punën.

Të dashuruarit kanë fluturuar drejt ishujve Maldive me avion privat. Në ishullin që i përngjan parajsës, çifti simpatik është pritur më së miri. “Mikpritje si kjo”, -shkruan Marina në fotot e postuara në rrjetet sociale.