Një automjet në ecje është përfshirë nga flakët pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur tek zona e Treshit, pranë shinave të trenit në Tiranë, duke shkaktuar frikë dhe kaos në rrugë.  Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç djegies së plotë të makinës, e cila ka marrë flakë teksa ishte në ecje.

Automjeti që është djegur plotësisht, ndërsa zjarrfikësit kanë ardhur shumë vonë duke bërë të mundur shuarjen e fundit të flakëve, shkruan jeta osh qef.

Ndërkohë, në rrugë është shkaktuar trafik i rënduar dhe kaos, duke marrë parasysh edhe kohën e keqe.