Trajneri Bexhi u shpreh se e ka mirëpritur ofertën e Teutës dhe se e shikon si një sfidë të bukur aventurën me durrësakët e Teutës.

“Skuadra e Teutës po kërkontë një trajner italian që kishte ekperienca jashtë Italisë, unë fatmirësisht përveç skuadrave që kam drejtuar në Itali kam qenë tranjer dhe në Slloveni, dhe sipas kërkesave që drejtuesit kishin isha njeriu i duhur për postin e trajnerit. Të jem i sinqertë nuk është se kam shumë informacione mbi ekipin, por di që sezonin e shkuar ka bërë mirë në kampionat dhe do të mundohemi ta përsërisim atë.

Skuadra ka lojtarë të rinj por duke punuar me ta, do t'i njoh një e nga një. Nuk dua të bëj premtime pasi nuk jam mësuar të bëj premtime por të bëj detyrën siç duhet. Kampionati shqiptar po forcohet dhe jo më kot ka shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj, do të jetë një kënaqësi më vete të kesh përballë trajnerë si Agostinelli apo dhe Sormani, janë dy trajnerë që kanë ekseriencë në drejtime klubesh dhe mund të them që janë dhe djem shumë të mirë, por mbi të gjitha porfesionistë. Do të jetë një sfidë më vete kjo.”