Midis Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Durrësit, duket se ka nisur një duel i heshtur, pasojat e së cilit i vuajnë qytetarët në Durrës. Fusha e mbetjeve urbane është gangrena më e madhe mjedisore për të gjithë qytetin tonë bregdetar. Financimi i këtij projekti ka mbetur peng në vite, ndërsa tonelata mbetjesh urbane digjen në fushë të hapur në Porto- Romano, duke u bërë shkak për ndotje të madhe të ajrit në qytet. Kreu i Ministrisë së Mjedisit Lefter Koka, e ka akuzuar hapur para mediave kreun e bashkisë Vangjush Dako, për mosbashkëpunim  nga na e bahskisë për zgjidhjen e kësaj problematike.

“Bashkia e ka të pamundur financimin, por jo bashkëpunimin. Në rastin konkret mungon bashkëpunimi për të zgjidhur këtë situatë problematike. Me bashkinë e Durrësit nuk ekziston bashkëpunimi. Pa bashkëpunim nuk mund të realizohet asnjë gjë. Të gjitha njësitë vendore që kanë sjellë projekte në Qeveri u janë miratuar”, kështu deklaroi ministri i Mjedisit Lefter Koka, për mosdisiplinimin e mbetjeve urbane në Durrës.

Ministri nënvizoi se “si Qeveri po investojmë në tre projekte madhore të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan e Fier në drejtim të disiplinimit të fushës së mbetjeve urbane.  Na vjen keq për Durrësin dhe asetet e tij, por  situate nuk është ajo që dëshirojmë.

“Pranë Qeverisë Qendrore janë paraqitur projekte nga 61 bashki, por me bashkinë e Durrësit nuk ekziston bashkëpunimi”, tha ministri Lefter Koka.

Këtë deklaratë kreu i Mjedisit e bëri në Durrës në 12-vjetorin e krijimit të LSI-së, ku së bashku me të rinjtë mbollën pemë në një zonë në  hyrje të portit detar dhe të plazhit të Durrësit.

Ndjekim deklaratën.