Një vjedhje celulari ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan në tregun e Medresesë në Tiranë.
Një çift bashkëshortësh në bashkëpunim thuajse perfekt me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një telefon që mesa duket i përkiste pronarit të dyqanit të rrobave.
“Jeta osh qef” ka publikuar pamjet se si vajza e merr celularin me stil dhe e fsheh menjëherë në çantë.
Por burrë e grua nuk janë treguar shumë të zgjuar. Ata kanë harruar që në dyqan mund të kishte edhe kamera dhe çdo gjë e tyre do të pasqyrohej.
“Nuk mund ta pranoj, u bëj shërbim si klientë e ata vijnë e më vjedhin”, ka thënë pronari për “JOQ”, si dhe ka pohuar se kjo video ka shkuar edhe në polici.





