Shqiperia mund Maqedoninë me rezultatin 2-1 në “Loro Boriçi”. 15 minutat e mbetura nga mbrëmja e djeshme, duket se kanë qenë fatsjellëse për Kombëtaren shqiptare. Bekim Balaj është ai që i ka dhënë epërsinë Shqipërisë, ndaj kombëtares maqedonase, duke shënuar me kokë në minutën e '88-të.

Moti i keq ndërpreu në minutën e 75 ndeshjen, e vlefshme për kualifikueset e botërorit rus. Pasi janë marrë në konsideratë të gjitha pretendimet e kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur që minutat e ndeshjes të riluheshin në mesditën e së martës në orën 14:00.

Dje Armando Sadiku arriti ta kalojë shumë shpejt Kombëtaren në avantazh. Sulmuesi i Zyrih mori një pasim nga Elseid Hysaj, duke shënuar pasi shmangu të gjithë mbrojtësit rivalë.

Pjesa e dytë nisi me presionin në zonën shqiptare. Barazimi erdhi në minutën e 51’ nga një lojtar me prejardhje shqiptare. Ezgjan Alioski shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dhe realizoi golin e barazimit.