Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar në Krujë nga një makinë që drejtohej nga shtetasi Besnik LLani 42 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbej”, në vendin e quajtur “Ura e Madhe”, ku Llani, duke drejtuar mjetin Tip Benz, me targa TR 0074J J, aksidentoi vajzën 6-vjeçare me iniciale M.F.

Sipas të dhënave, vogëlushja është dërguar në spital, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar për në banesë.

Ndërsa 42-vjeçari, i cili sipas policisë ishte i papajisur pa leje drejtimi, u arrestua nga uniformat blu.