Një grua nga Londra, e moshës 50 vjeçe, nuk ka buzëqeshur për 40 vite me radhë, vetëm për të mos pasur rrudha e për t’u dukur më e re në moshë.

Tess Christian, e cilësuar ndryshe si Mona Lisa, me buzëqeshjen e saj enigmatike, e konsideron këtë zgjedhje metodën më natyrale për të parandaluar rrudhat, madje më efektive se trajtimet estetike apo operacionet plastike.

Nuk kam rrudha sepse jam stërvitur të kontrolloj muskujt e fytyrës. Të gjithë më pyesin nëse kam kryer ndonjë ndërhyrje, por në fakt sekreti im është diçka tjetër. Nuk kam buzëqeshur që kur kam qenë adoleshente, madje as kur linda vajzën time”, tha Tess për “Daily Mail”.

Ekspertët nuk e kanë hedhur poshtë teknikën e saj, duke shtuar se mund të jetë një mënyrë efektive kundër plakjes. Shumë personazhe të njohur si Kim Kardashian apo Victoria Beckham, të cilat njihen për pamjen e tyre “statike”, kanë pranuar se përpiqen të buzëqeshin sa më pak të jetë e mundur pasi një gjë e tillë shkakton rrudha.

Ajo e ka bërë zgjedhjen e saj, nuk qesh e buzëqesh, duke i privuar vetes kështu që të shijojë jetën plotësisht në çaste të lumtura. Po ju a do ta bënit një sakrificë të tillë, vetëm për të pasur më pak rrudha?