Policia e Tiranës arrestuar një burrë 47-vjeçar, pasi në mes të Tiranës, pikërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që është një nga zonat me më shumë lëvizje në kryeqytet, ka kryer veprime seksuale.

Bëhet fjalë për shtetasin Përparim Mehmeti, i cili ka shokuar qytetarët që u ndeshën me veprimet e tij të turpshme.

“Më datë 05.09.2016, u arrestua shtetasi Përparim Mehmeti, 47 vjeç, banues në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap në flagrancë duke kryer veprime me natyrë seksuale në publik. Parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës.