Presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar një takimin me Presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e kishte quajtur “i biri i një k..ve”.

“BBC” shkruan se Duterte po i kthente përgjigje, premtimit të bërë nga Presidenti i SHBA-së për të ngritur çështjen e vrasjeve jashtëgjyqësore në Filipine.

Ndihmësit e Obamës më vonë kanë konfirmuar se presidenti, në vend të Dutertes, do të takojë presidenten e Koresë së Jugut.

Duterte lëshoi pas kësaj një njoftim ku thoshte se i vinte keq që komentet ishin konsideruar si një sulm personal.

Kush mendon se është ai? Unë s’jam kukull amerikane! Unë jam president i një vendi sovran dhe unë nuk jap llogari para askujt përveç popullit filipinez. Bir k..ve”.