Ndërpritet ndeshja Shqipëri-Maqedoni. Ashtu siç ishte parashikuar, Shkodra është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e sotme duke shkaktuar kaos dhe panik në stadiumin “Loro Boriçi” ku luhet ndeshja e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.
Tifozët janë çuar me shpejtësi duke zbrazur shkallët e stadiumit, por menjëherë pas nisjes së stuhisë ka rënë edhe sinjali i TVSH-së, çka ka bërë që shqiptarët të mos e shohin dot ndeshjen. Marrë shkas nga kjo situatë, është ndërprerë edhe ndeshja e cila deri më tani ishte në barazim. Kujtojmë se për Shqipërinë shënoi Sadiku në pjesën e parë, ndërsa goili i barazimit për maqedonasit u shënua në pjesën e dytë nga Alioski.





