Një vajzë 15- vjeçare është masakruar me thikë nga një pronar mëngjesoreje ku ka shkuar për të ngrënë diçka. Ky i fundit ka pranuar se e ka goditur me thikë vajzën, më shumë se 60 herë pasi ajo shkoi në dyqanin e tij për të ngrënë mëngjes.
John Leathem, 32 vjeç, u shpall fajtor pas filmimeve të nxjerra në Gjykatën e Glasgout për vrasjen makabre të skocezes.
Trupi i Paige Doherty u gjet dy ditë më vonë në shkurre. Ajo kishte rreth 150 plagë, si dhe 61 shpime me thikë, 43 nga të cilat në kokë dhe në qafë.
Vrasësi, i cili njihte mamanë e vajzës tha se e vrau pasi ajo e kërcënoi se do thoshte se ai e kishte sulmuar seksualisht nëse nuk i jepte asaj një punë.
Nga kamerat e sigurisë Paige mendohet të ketë hyrë në dyqan në 8.15 të mëngjesit dhe besohet se është vrarë 10 minuta më vonë.





