Një fëmijë i braktisur pranë koshit të mbeturinave, është gjetur sot nga efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës, tek zona e Arkivit Qendror të Shtetit.
Uniformat blu kanë pikasur fëmijën që ishte i vetëm në karrocë dhe i janë afruar. I mituri rreth 2 vjeç, ishte i lidhur dhe në gjumë.
Menjëherë Policia Bashkiake mori në ruajtje fëmijën dhe njoftoi Policinë e Shtetit e cila ka mbërritur në vend dhe ka nisur hetimet. Aktualisht Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës po merret me trajtimin e rastit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje banorë të zonës për të identifikuar familjarët e vogëlushit.





