Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi është kapur nga duke shpërndarë kokainë.

Mediat e shtetit fqinjë shkruajnë se 22- vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar mbrëmjen e dy ditëve më parë në qendër të  Teramo-s, teksa në bordin e një makine tip Audi, po i shiste 6 gramë kokainë një 50-vjeçari vendas. Pasi ka parë efektivët blu, italiani e ka futur sasinë e kokainës në gojë për ta fshehur, por fatmirësisht nuk e gëlltiti atë.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në shtëpinë e të riut shqiptar, u gjetën një sasi kokainë dhe 7.000 euro, që dyshohet se i kishte fituar nga shpërndarja e drogës.