Debitorë në Bashki 104 biznese të mëdhenj e 700 të vegjël.
700 subjekte midis tyre 104 subjekte të biznesit të madh rezultojnë debitorë ndaj detyrimeve tatimore në Bashkinë e Durrësit për vitin 2016. Kreu i tarifave e taksave vendore Abdyl Koka tha se në biznesin e madh debitorë janë subjektet e kazinove, eurollotove, firmave të ndërtimit, rrobaqepësive etj.
Bastet sportive janë subjektet më problematike në pagesën e detyrimeve.
“ Këtë vit operohet me taksat më të ulëta në vite nga Bashkia e Durrësit. Një pjesë të këtyre debitorëve ju kemi bllokuar llogaritë bankare, do të operohet me bllokim të pronave të tyre” ,-pohoi Koka.
Aktualisht në Durrës vijojnë aktivitetin rreth 8300 subjekte të biznesit nga 13 mijë të regjistruar. Rreth 5 mijë subjekte kanë bërë pezullim të përkohshëm të aktivitetit të tyre.
Për më shumë ndiqni prononcimin në video:
K.H.





