Lajm i çuditshëm nga Rusia: Zeniti ka marrë një ofertë të pabesueshme prej 6.8 milionë eurosh për të ndërruar emër, ose më saktë për të bashkuar emrin e vet me një kompani të njohur. Në fakt, jemi mësuar tashmë të shohim emra si Red Bull Salcburg, Xhonbuk Hiundai, etj, por kompania që i ka bërë ofertën Zenitit është me një emër të veçantë: Burger King dhe nuk synon të blejë klubin, por vetëm një pjesë të emrit! E njohur në gjithë botën për tregtimin e hamburgerit, Burger King ka tentuar të joshë Zenitin për të shtuar në emrin e vet edhe emrin e kompanisë, por për momentin klubi rus ka refuzuar. Së pari, Zeniti është klub shumë i pasur, ndaj 6.8 milionë euro nuk i ndryshojnë jetën, dhe së dyti, emri “Zenit Burger King” do bëhej objekt humori për të gjithë. Burger King më mirë të vijë në Shqipëri: Partizani Burger King, apo Vllaznia Burger King, për aq euro edhe mund të bëhet, apo jo?