Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ishteë pjesë e Koncertit në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës, duke hapur këtë aktivitet i cili u zhvillua në Vatikan.

Ai ka prezantuar në këtë aktivitet përkrah këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Por përveç ceremonisë, si futbollisti, ashtu edhe këngëtarja, janë argëtuar duke kënaqur fansat e tyre, pasi kanë postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale, para dhe gjatë këtij evenimenti.