Vijon puna e pandërprerë nga ana e uniformave blu në mbarë vendin për parandalimin e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
Gjatë ditës së djeshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë dhe Stacionit te Policisë Ishëm kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e 1700 bimëve kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Përroi Qyrysh” dhe “Llugari Cudhi” Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 900 bimë.
Në vendin “Përroi i Bizës”, Ishëm, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan po me anë të djegies rreth 800 bimë.
Kultivuesit e bimëve narkotike nuk janë identifikuar ende, teksa policia informon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.





