Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Porto Recanati në Itali. Fëmija 15-muajsh i një çifti shqiptar ka humbur jetë duke u mbytur në legenin me ujë.
Nga hetimet e para dhe sipas deklarimeve në polici, fëmija ishte në shtëpi me nënën dhe po luante, kur humbi ekuilibrin dhe brenda pak çastesh përfundoi në një legen me ujë që gjendej në banesë.
Sipas medieve lokale, kanë mjaftuar vetëm pak çaste që fëmija të mbytej.
Ndërhyrja e vonë e nënës ka qenë e kotë, pasi fëmija nuk kishte më shenja jetë.





