Në kuadër të aksioneve kundër kultivimit të narkotikëve, efektivët e policisë së Durrësit në bashkëpunim me blutë e stacionit të policisë Ishëm, kanë gjetur dhe asgjësuar 5 500 bimë narkotike.
Lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa, u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në Rrotull, Ishëm dhe u asgjësua me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.





